Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mirel Josa nuk e fsheh kënaqësinë: Nuk presim dhurata, tifozët pika jonë më e fortë

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel Josa nuk e fsheh kënaqësinë: Nuk presim dhurata,

Mirel Josa nuk e fsheh kënaqësinë e tre pikëve të marra mbrëmë kundër Luftëtarit, pranon edhe rrezikun që i shoqëron akoma bardheblutë.

Josa nuk e kishte menduar kurrë që mbijetesa do të dikutohej mes dy ekipeve më me histori në Shqipëri mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në deklaratën e tij të dhënë për mediat shprehet se nuk pret "dhurata" nga të tjerët.

" Nuk e kisha mendur që do të diskutonim për mbijetesën, sidomos me një ekip si Vllaznia. Për momentin duhet të mbledhim forcat dhe të përgatitim ndeshjen e ardhshme, për finalen.

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe nuk presim "dhurata" nga asnjë ekip. Nuk kam pritur kurrë nga të tjerët dhe nuk kam pse të pres as 90 minutat e ardhshme.

Në lidhje me akuzat nga ana e Luftëtarit për drejtuesit tanë  duhet të gjejnë prova pastaj të akuzojnë, pasi Tirana ka një klub serioz dhe nuk meriton të përbaltet në fund.

Kukësit i uroj shumë suksese po ashtu dhe trajnerit Gjoka, këtë sezon nuk ishin mundur asnjëherë dhe pas shumë vitesh u shpallën kampion. Tifozët janë të mirëpritur gjithmonë edhe pse nuk ishin të organizuar ata janë pika më e fortë për ekipin.

Shpresojmë të mbyllim dhe çështjen e mbijetesës dhe të përqëndrohemi te kupa",  shprehet tekniku i skuadrës bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga