Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Miratimi i Ligjit do sjellë dhimbje te klubet", juristi i FSHF-së: Ja kur do japë përgjigje Qeveria

Shkruar nga NEWSPORT
"Miratimi i Ligjit do sjellë dhimbje te klubet", juristi i

Bojkoti I futbollit në Shqipëri ka ngjallur debate në studio sportive. Në Sport Neës Plus ka qenë I ftuar edhe Aldi Topçiu, juristi I FSHF-së. Nëpërmjet Skype, Topçiu besn se do ketë një përgjigje nga Qeveria në ditët e para të javës që vjen, ndërsa miratimi I Ligjit dhe heqja e lekëve të Bashkisë do sjellë "prodhime të dhimbshme".

"Sporti mund të flasë mes rezultateve ose bojkotit. Liga ka bërë këtë gjë për të dëgjuar zërin e vet. Nuk besoj se rrezikon I gjithë sezoni, askush nuk do e donte. Asnjë ditë pa stërvite ose futboll nuk duhet. Futboli në fund të kësaj situate do fitojë më shumë.

Pikat të negociueshme? Nuk ngelet për mua kjo pjesë, janë të arsyeshme. Besoj që presidenti Duka ishte I drejtpërdrejtë për këto arsye, sepse janë të premtuara dhe kishte një tolerancë te ato që ai shprehu.

Si zgjidhet pas miratimit ku hiqen lekët e Bashkive? Çdo zhvillim do ketë edhe prodhime të dhimbshme, lehtësisht të amortizueshme. Zhvillimi nga këto ndryshime do jetë më I madh, sikur të fshihemi pas ecjes mirë të sezoneve. Mund të ketë dëmtime në garë, sporti e njeh disnivelin.

Keni përgjigje? Presidenti I Ligës ndjek korrespondencën, në dijeninë time nuk ka pasur përgjigje. Deri ditët e para të javës që vjen do kemi zhvillimi dhe një reagim", tha Topçiu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga