
Ditën e sotme Bylis ka luajtur miqësoren e dytë radhazi pas humbjes ndaj Egnatias ditën e djeshme. Ballshiotët kanë zbritur sërish në fushën e "Adush Muçës'' ku janë përballur me Apoloninë, por këtë herë në fushë ka zbritur formacioni më i mirë, ndryshe nga miqësorja ndaj Egnatias.
Bylis ka mundur me rezultatin 3-2, fierakët me golat e Frenk, Guindo dhe sulmuesi i sapoardhur argjentinas Celis, ndërsa për Apoloninë shënuan Hysenshahaj dhe Gjata. Një test që i ka shërbyer të dyja skuadrave për të parë gjendjen e lojtarëve duke parë që Kategoria Superiore është ndalur për shkak të Kombëtareve, ndërsa Kategoria e Parë nuk ka filluar ende.
FK Bylis-FK Apolonia 3-2 (Frekn, Guindo, Celis, Hasanshahaj, Gjata)