
Vllaznia do përballet të enjte me Sutjeskën nga Mali i Zi në miqësore. Kjo sfidë vjen në kuadër të përgatitjeve për Conference League, me shkodranët që po vijojnë fazën përgatitore në Sllatibor të Serbisë. Ende nuk dihet orari i kësaj sfide, me trajnerin Brdaric që do ketë mundësi të aktivizojë edhe afrimet e reja.
Pak ditë më parë, Vllaznia barazoi 1-1 në Podgoricë me kampionët e këtij vendi, Buducnost. Një gol nga Mehdi Çoba dërgoi shifrat në 1-1, me kuqeblutë që ishin ndëshkuar në pjesën e parë.
Poll