
Sezoni futbollistik në Shqipëri ka përfunduar. Fokusi kryesor është mbajtja në formë e lojtarëve, e kjo arrihet duke zhvilluar ndeshje miqësore. Një e tillë është luajtur sot mes Apolonisë dhe Laçit, me kurbinasit që kanë triumfuar 0-1 me golin e Albion Markut. Për fierakët kjo ishte një prove force, në prag të Kategorisë Superiore. Apolonia siguroi biletën për në elitë, pas një edicioni fanatstik.
Në krahun tjetër, Armando Cungu, trajneri i Laçit mësoi gjendjen fizike të lojtarëve, çka është shumë e rëndësishme. Kjo nuk është miqësorja e vetme, pasi të dy klubet me siguri kanë programaur edhe të tjera.
Poll