Drenica ka konfirmuar një miqësore. Bëhet fjalë për atë të nesërmen ndaj Egnatias, me fillim nga ora 13.00. Takimi do luhet në Olympic Park, në Durrës.
Të dy ekipet do provojnë forcat, në një test të rëndësishëm. Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli do shikojë edhe paraqitjet e blerjeve të reja, të cilat në këtë dritare transferimesh kanë qënë të mëdha. Nisja nuk ka qënë e mirë në kampionatin kosovar, por shpresohet se gjithçka do rregullohet.
Në krahun tjetër, edhe Egnatia duhet të tregojë rritje. Kjo skuadër synon ngjitjen në Superiore, me pritshmëritë që janë të larta.

Poll