
Ditën e sotme do të luhen dy ndeshje miqësore. Dinamo dhe Egnatia, dy skuadrat e Superligës shqiptare zbresin në fushë për t'u përballur me dy ekipet e Kategorisë së Parë, Pogradecin dhe Lushnjen.
Në stadiumin "Gjorgji Kyçyku", Pogredeci vendas pret Dinamon që do të luajë testin e dytë miqësor për këtë sezon. Ndeshja do të startojë në orën 18:00 dhe trajnerët e dy ekipeve do të kenë mundësi të shikojnë gjendjen e lojtarëve.
Po në orën 18:00, në stadiumin, "Roza Haxhiu" në Lushnje, vendasit do të presin Egnatian. Skuadra e Maganit pas barazimit ndaj Tiranës do të luajë sërish me trajnerin që do të provojë në fushë edhe afrimet e merkatos.
Poll