
Tirana ka programuar një test miqësor me Kombëtaren U21 të Shqipërisë. Dueli do të zhvillohet në 10 tetor, teksa vetëm 2 ditë përpara kësaj ndeshje kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen zyrtare me Slloveninë për kualifikimet e EURO 2021 për 21 vjeçarët.
Bardheblutë e Tiranës kanë përfituar nga shtyrja e sezonit për të rikuperuar dëmtimet, me kampionët e Shqipërisë që kanë ndeshjen më të rëndësishme të vitit në 1 tetor, atëherë kur do të luajnë me Young Boys për play-off të Europa League.
Poll