
Ditën e sotme është luajtur ndeshja miqësore mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, Pogradeci-Elbasani. Takimi është luajtur në stadiumin "Gjorgji Kyçyku'' në orën 17:00 dhe është mbyllur me fitoren e vendasve 5-3.
Një takim që prodhoi plotë 8 gola dhe u ka shërbyer të dy trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve. Vendasit tregojnë formën e mirë që po kalojnë, ndërsa Elbasani duket se nuk është ende gati për startin e sezonit duke parë që edhe afrimet në merkato nuk kanë qenë të shumta. Edhe sezonin e kaluar, skuadra elbasanase shpëtoi duke mos rënë nga Kategoria.
Pogradeci 5-3 Elbasani
Poll