
Mimi Kodheli është e ftuar në emisionin "Procesi Sportiv" në Top-Channel. Ministrja e Mbrojtjes foli për titullin kampion të Kukësit, por edhe për situatën në të cilën gjendet futbolli në Shqipëri.
"Kukësi e ka ngritur kështjellën vit pas viti dhe mendoj se e meritoi titullin. Kampionati po, ka nevojë për përmirësim. Ka nevojë për rritje të cilësisë. Ka arbitra në botë që kanë humbur kampionatin botëror. Tashmë janë shtuar të gjithë pamjet elektronike.
Arbitri mund të jetë dominant në një rezultat. Unë them se ky është proces, por mendoj se duhet të largohemi nga kjo. Unë mendoj se duhet të shkojmë drejt pasionit. Ndoshta jam me të vjetrën, por dua të them që veç pasionit futbolli është edhe profesion. Këto probleme që kemi ne, janë prezente edhe jashtë kufinjve shqiptarë", përfundoi Kodheli.