
Flamurtari kërkon tre pikët për të shpëtuar nga rënia. Një fitore me Tiranën do të ishte baraz me shumë siguri për fundin e sezonit. 10 milionë lekë (të vjetra) është premio e akorduar nga administratori Sinan Idrizi për këtë takim.
Ky shpërblim do të vlej si një motiv ekstra për skuadrën vlonjate që luan një finale për mbijetesën me bardheblutë. Drejtuesit e klubit nuk kanë menduar vetëm për të karikuar lojtarët, por kanë zgjedhur të paguajnë dhe gjobën e stadiumit për të rikthyer tifozët. Flamurtari u dënua të luante dy ndeshje me dyer të mbyllura pas incidenteve në ndeshjen me Skënderbeun, dënim për të cilin kanë shlyer vetëm një takim ndërsa tjetrin e kanë likuiduar kundrejt pagesës.
Poll