
Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso është dënuar nga Federata Italiane e Futbollit me një ndeshje pezullim pasi ofendoi me fjalë të rënda arbitrin pas finales së Superkupës me Juventusin.
FIGC (akronimi i Federatës Italiane) mori ditën e sotme vendimin për ish-futbollistin e famshëm të Milanit duke e konsideruar sjelljen e tij si të papranueshme dhe të dënueshme.
Gattuso u revoltua më ndëshkimin me karton të kuq të mesfushorit Kessie dhe mosakordimin e një penalltie në favor të Milanit.
Poll