
Edhe pse jemi më shumë se një muaj nga merkatoja e janarit, sërish klubet kanë njjë “sy” nga transferimet. Skuadrat kërkojnë të përforcohen në janar dhe tashmë kanë piketuar edhe lojtarët që do të tentojnë transferimin e tyre.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet e ditur se në Itali ka derbi mes Milan dhe Interit. Dy skuadrat e Milanos përballen “kokë më kokë” për shërbimet e mesfushorit të Schalkes 04, Assan Ouedraogo.
17-vjeçari po bën paraqitje fantastike me skuadrën gjermane, ndërsa që nga nesër do të nisë Kupën e Botës U-17 me Gjermaninë. Për ta transferuar mesfushorin, klubet duhet të paguajnë 12 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Poll