
Leo Messi është shndërruar në një çështje në klubin e Barcelonës. Ylli argjentinas mund të largohet nga katalanasit në përfundim të këtij sezoni.
Mirëpo, Sergino Dest kërkon që të qëndrojë edhe një sezon me "Pleshtin". Në një prononcim të dhënë për mediet spanjolle, Dest është shprehur:
"Edhe unë i dëgjoj ato lajme për largimin e tij, por nuk e di se çfarë është e vërtetë apo jo. Shpresoj të mund të luaj me të edhe një vit. Por do ta shohim. Të gjithë duan ta kenë atë në këtë klub, por është zgjedhja e tij".
Kujtojmë që Dest u transferua te Bacelona në merkaton e verës dhe deri më tani ka arritur të bindë trajnerin Ronald Koemanin.
Poll