
Leo Messi vijon të jetë më i përfoluri në klubin e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas u përplas me drejtuesit e klubit, por në fund zgjodhi të qëndrojë edhe këtë sezon në "Camp Nou". Për këtë ka folur trajneri i katalanasve, Ronald Koeman.
Ai ka deklaruar se mes tij dhe "Pleshtit" nuk ka asgjë. Konflikti i hapur qëndron me presidentin Bartomeu. Në një prononcim për Fox Sports, trajneri katalanas ka thënë:
"Ai ishte një konflikt mes Messit dhe klubit. Kam folur me Messin që prej atëherë dhe ne do të vazhdojmë si zakonisht. Po punojmë për sezonin e ri dhe them se do ta bëjmë me këtë grup lojtarësh me të cilin jemi duke u përgatitur", është shprehur ai.
Poll