
Mesfushori i Luftëtarit Eduard Rroca ka folur për ekipin e tij, teksa ka deklaruar që ekipi gjirokastrit do të jetë një kockë e fortë për të gjitha ekipet. Gjithashtu Rroca është optimist për ndeshjen e parë kundër Partizanit, në të cilën shpreson që do të marrë një rezultat pozitiv që në javën e parë të kampionatit.
"Luftëtari do të jetë një kockë e fortë për të gjithë kundërshtarët e Superiores. Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari dhe kam besim që do të marrim një rezultat që në javën e parë kundër Partizanit. Ata nuk do ta kenë të lehtë pasi ne i dimë vlerat tona dhe do të japim maksimumin për fanellën që mbajmë veshur", deklaroi Rroca për panorama sport.
Poll