Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mesfushori i PARTIZANIT sfidon hapur rivalët: Kemi 11-she për titull, si ka ndryshuar skuadra me Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i PARTIZANIT sfidon hapur rivalët: Kemi 11-she për titull,

Rron Broja është një nga lojtarët që pritet të marrë frerët e mesfushës te Partizani në këtë sezon futbollistik. 24-vjeçari ka analizuar shkurtimisht situatën në kampin e kuq.

Në një prononcim të dhënë për Supersport, ai ka treguar se me Feratin ndihet mirë përpara mbrojtjes, megjithatë shprehet se është gati për t'i shërbyer ekipit kudo që trajneri Daja ka nevojë.

"Me Feratin kuptohemi mjaft mirë. S'e kam problem të luaj me të, apo kushdo qoftë tjetër. Trajneri Ilir Daja ka bërë një punë mjaft të mirë dhe të gjithë e respektojnë shumë", ka thënë fillimisht ai.

Sa i përket objektivit për këtë sezon të ri futbollistik, ai preferon të mbetet me këmbë në tokë. Megjithatë nuk druhet duke përmendur titullin kampion:

"Do të jetë shumë e vështirë për titullin, por besoj se do të jemi aty. Nuk kemi bërë merkato fare. Kemi futbollistë cilësorë. Nëse s'do kemi dëmtime, do të jemi në vendin e parë", ka përfunduar Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga