Luftëtari u eleminua ditën e djeshme nga Kupa e Shqipërisë nga Apolonia. Skuadra gjirokastritet tashmë do të përqendrohet te mbijetesa në kampionat. Sfida e radhës do të jetë të dielën ndaj Flamurtarit në Gjirokastër.
Një nga lojtarët me eksperiencë që ka mbetur në skuadër është mesfushori Donald Açka. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Açka flet për sfidën e radhës ndaj Flamurtarit që do të luhet këtë fundjavë.
“Ndeshja ndaj Teutës ishte tepër e vështirë, por për ne ishte rezultat pozitiv. Në Kupë ishte e vështirë nga rezultati i ndeshjes së parë, u munduam, por nuk ia dolëm dot”.
Flamurtari? “Besoj se kemi më shumë cilësi se kundështari dhe këtë e kemi treguar në fushë që jemi më të mirë se ata”.
Aspekti personal? “Synimi është të mbaroj kampionit në mënyrë më të mirë dhe pastaj të shikoj se di akoma”, u shpreh Açka.