
Mesfushori i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Erdis Kraja pritet të luajë te Pescara në Serie C të Italisë. 22 vjeçari është në pronësinë e Atalantës, teksa ka dalë nga moshat e bergamaskëve.
Shtatëlartë dhe potent në mesin e fushës, shqiptari ka dy sezone që bën pjesë në ekipin e parë të Atalantës, me këta të fundit që e kanë huazuar te Grosetto apo Leco për më shumë minuta.
Tanimë me kontratë deri në 2023 te Atalanta, pista Pescara duket më serioze për shqiptarin, që më herët ka luajtur edhe te Palermo.
Poll