Sabit Bilali është transferimi i parë për këtë merkato në ekipin e Rabotnickit. Ish-mesfushori i Partizanit ka firmosur kontratë të vlefshme për dy vite.
Vetë trajneri Goce Sedloski ka dhënë aprovimin. Kujtojmë se para Rabotnickit, Sedloski mbante postin e trajnerit te Vllaznia. Kështu nuk e ka humbur mundësinë për t’i shtuar ekipit të tij aftësitë e 26-vjeçarit.
Bilali u shpall kampion me Partizanin sezonin e kaluar. Aktualisht Rabotnicki ku ka firmosur, mban vendin e 6 në Maqedoninë e Veriut.
Poll