Gëzim Krasniqi ishte pikë referimi për skuadrën e Erzenit në këtë edicion futbollistik. Edhe pse u përpoq që të mbyllte sezonin, shtatlarti duket se nuk ia ka dalë. Përmes një fotoje në rrjetet sociale, kavajasi shfaqet në shtratin e një spitali në kryeqytet.
Megjithatë në sy bie diçitura e zgjedhur. Siç duket ai paralajmëron të gjithë skeptikët se nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.
“Kur të ndaloj së ecuri, do të ndaloj së luajturi”, shkruan Krasniqi në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi vuan një dëmtim në gju, saktësisht do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për rikuperimin e meniskut.
[caption id="attachment_690074" align="alignnone" width="431"] Postimi i Krasniqit[/caption]