Shqipëria vazhdon të jetë e prekur nga virusi COVID-19 dhe sipas ekspertëve situata do të jetë ende më e rënduar në ditët në vijim. Deri më tani e vetmja mundësi parandalimi i virusit është qëndrimi në shtëpi për të cilin është duke u bërë dhe thirrje nga autoritetet apo specialistët.
Për tiu ardhur në ndihmë ekipet e futbollit, si dhe njerëz me influencë nga sporti por jo vetëm kanë gjetur mënyra të veçanta për tiu bërë thirrje fansave të tyre të mundohen që të qëndrojnë në shtëpi. Tashmë tifo grupi i Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin e tyre. Shprehjen “O sa mirë me qen shqiptar o hej” e cila buçet në stadium kur luan Kombëtarja, kanë zgjedhur ta përshtasin me situatën duke e ndryshuar në “O sa mirë me nejt n’shpi O hej”.
