Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mesazh rrëqethës, mbrojtësi i njohur i jep lamtumirën FLAMURTARIT: Do t'iu mbaj gjithmonë në zemër (ARSYEJA PSE ZGJODHI TË LARGOHEJ)

Shkruar nga NEWSPORT
Mesazh rrëqethës, mbrojtësi i njohur i jep lamtumirën

Goran Siljanovski i ka dhënë lamtumirën klubit të Flamurtarit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i djathtë i vlonjatëve tregon publikisht që ka vendosur të mbyllë aventurën me kuqezinjtë.

Ai falënderon drejtuesit e Flamurtarit dhe në veçanti tifozët për mbështetjen e dhënë në këto kohë që ka kaluar me skuadrën e Ilir Dajës. Duket mjaft i sinqertë në fjalët e tij teksa shkruan se zgjodhi të largohej për të provuar një sfidë të re:

"Në këto 1.5 vite, kalova shumë momente të mrekullueshme si dhe bëra shumë miq të rinj në Vlora, prandaj dua t'i falënderoj të gjithë. Jam krenar që isha pjesë e një klubi si Flamurtari dhe është kënaqësia ime që punova me këto djem.

Por, në këto momente unë dua të provoj një sfidë të re. Dua t'i uroj fat të gjithëve që punojnë dhe do të punojnë në klubin e Flamurtarit në të ardhmen. Flamurtari dhe Vlora, do të qëndrojnë gjithmonë në zemrën time", përfundon mbrojtësi i djathtë.

Kujtojmë që 28-vjeçari u aktivizua në 51 ndeshje me vlonjatët, me të cilët arriti të shënonte vetëm 1 gol.

[gallery size="full" columns="1" ids="320843"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga