Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mesazh" nga Kryeqyteti për drejtuesit, Esat Mala tund rrjetën në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
"Mesazh" nga Kryeqyteti për drejtuesit, Esat Mala tund

Ditën e sotme është një luajtur edhe miqësorja mes Dinamos dhe Partizanit B. Derbi i Kryeqytetit është mbyllur me fitoren e pastër 0-3 të të kuqve.

Në fillim ishte Bërdufi që hapi siparin e golave, ndërsa më pas Esat Mala tundi rrjetën sërish. Goli I 3-të u shënua nga Corderio, vëllai i Ëilliam Corderios që aktivizohet te ekipi I parë. Lojtari po stërvitet me Partizanin B dhe sot ka shënuar gol në miqësore.

Esat Mala vijon të jetë I dënuar nga klubi dhe nuk udhëtoi me ekipin për minifazën përgatitore në Turqi. Goli I sotëm është një "mesazh" për drejtuesit e klubit që ta rikthejnë në skuadër pasi Mala është një element cilësor për Partizanin. Për mesfushorin ka ndërhyrë dhe trajneri Sormani që ka kërkuar të ketë në ekip, por në fund do të jenë drejtuesit që do të vendosin për lojtarin.

Dinamo-Partizani B 0-3

Shënues: Bërdufi, Mala, Cordeiro

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga