Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Bylisit iu është drejtuar të gjithëve tifozëve të tij për t'iu bashkuar festës ditën e shtunë në stadiumin "Adush Muça" dhe në qytetin e Ballshit për rikthimin në Kategorinë Superiore pas 3 vitesh.
Skuadra mallakastriote luan ndeshjen e fundit në Kategorinë e Parë me Besën ditën e shtunë në orën 16:00. Në të njëjtën kohë, klubi premton se do të ketë surpriza në organizimin e festimeve.
"Të shtunën bëjmë festë në stadium dhe në qendër të qytetit! Mos mungoni, jemi në Superiore, është koha për festën! Do të ketë surpriza!"

Bylisi do të luajë dhe një takim tjetër, finalen me Vllaznië, skuadrën tjetër të kualifikuar në Kategorinë Superiore nga grupi A i Kategorisë së Parë për kampionin e divizionin e dytë të futbollit shqiptar.