Bledian Rizvani është thuajse i larguar nga Teuta, duke qenë se në skuadër konkurrenca është rritur shumë edhe pas afrimit të portierit Elhan Kastrati.
“Gardiani” i skuadrës durrsake po studion ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij dhe e skuadra e radhës që ka shfaqur interes për të është Besa e Kavajës.
Verdhezinjtë kërkojnë të afrojnë Rizvanin si një përforcim tek i cili shihet eksperienca e duhur, ku Besa mund të mbështetet për të vazhduar luftën për mbijetesë në Kategorinë e Parë.
Burime të sigurta për newsporta.al konfirmojnë se Rizvani dhe drejtuesit e klubit të Besës kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje dhe tashmë mbetet që palët të “shtrëngojnë duart” për të nisur një bashëpunim mes tyre.