
Apolonia nuk e ka mbyllur ende merkaton. Skuadra fierake ka qenë mjaft e kujdesshme me afrimet që ka bërë pasi ka ruajtur kryesisht lojtarët që ka pasur sezonin e ri.
Në Superligë padyshim që duhen afruar lojtarë që bëjnë diferencën e për këtë arsye drejteusit e klubit kanë "udhëtuar" deri në Ganë për të gjetur lojtarë. Siç raporton shtypi i shkuar, Apolonia ka siguar 4 futbollistë ganez që në fundjavë do të mbërrijnë në Fier.
Bëhet fjalë për, Benjamin Agyare që luan si qendërmbrojtës, Kofi Jeboah si mesfushor qendror, Bernard Artur sulmuesi i majtë dhe Robert Gansah që aktivizohet si sulmues "pykë". Që të 4 lojtarët do të firmosin me fierakët dhe çdo gjë është e mbyllur pasi në klub kanë besim do të jenë futbollistë që do të bëjnë diferencën.