
Partizani ishte një nga skuadrat që mori pjesë në Kupat e Europës, por u eleminua prej ndeshjes së parë. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti janë zhvendosur në Pogradec, aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore para sezonit të ri. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm merkaton e verës, por pas eliminimit nga Europa, “thesi” u mbyll.
Lojtarë të afruar me “pikatore”, ndërsa nuk mungojnë prurjet nga Akademia. Duket se 16 herë kampionët e vendit kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës teksa kanë ruajtur grupin për edicionin e ri futbollistik. Trajneri Dritan Mehmeti është i vetmi në dyshim për të ardhmen. Megjithatë presidenti Gaz Demi ka premtuar se do t’i besojë sërish.
Poll