Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Merkato e mbyllur? Osmani: Nuk japim asnjë emër pasi na i rrëmbejnë, do i afrohemi Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e mbyllur? Osmani: Nuk japim asnjë emër pasi na i

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani dha një intervistë para derbit për Supersport. Ai u shpreh optimist për një rezultat pozitiv të bardhebluve Sa i përket merkatos, ai nuk preferoi të fliste.

"Unë sot edhe kur prezantuam lojtarin nga Finlanda, falenderova presidentin. Ai e ka mbaruar detyrën e tij.

Emocionet janë pothuasje të njëjta. Pas ndeshjes, përgjegjësia kalon te stafi. E kam thënë që ky klub me këtë histori, nuk dorëzohet. Sot kam besim se do dalim me rezultat pozitiv.  Na janë rikthyer disa lojtarë. Presim edhe rikthimin e Vangjelit. Tani kemi edhe pak frikë që po të japim ndonjë emër, do fillojnë të flasin, e mund të na i marrin.

Distanca me kreun? Kemi patur shumë probleme. E ka thënë edhe trajneri që nuk ka justifikime. Ne jemi privuar nga dëmtimet. Kjo  është normale. Unë kam besim se do jemi pretendentët kryesorë. Nëse marrim rezultat pozitiv, do jemi aty afër Vllaznisë" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga