Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, nuk është duke kaluar ditë të mira pas dëmtimit që ka marrë së fundmi në Gjermani.
Mavraj ka mbetur jashtë fushave dhe vështirë të jetë gati për ndeshjen që Shqipëria do të luajë në fazën eleminatore ndaj Italisë, të vlefshme për Botërorin “Rusi2018”.
Më herët ai ka postuar një shkrim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Periudhë e vështirë pas dëmtimit në një moment shumë delikat si për Klubin ashtu edhe për Kombetaren. Po bëhet maksimumi për rikuperimim por tepër e vështirë për tu rikthyer në kohë për Kombëtaren “, shkruan Mavraj.