Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Menduam se Tirana nuk do ishte kaq e fortë”, Elvis PLORI: Kemi sezonin në dorë, lojtarët humbasin besimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Menduam se Tirana nuk do ishte kaq e fortë”, Elvis PLORI: Kemi

Tirana ka fituar 3-1 me Vllazninë për javën e 34 në Superligë. Sfida e “Selman Stërmasi” ka parë bardheblutë të uritur, paçka se e kanë siguruar titullin kampion në Superligë.

Ndeshja është zhbllokuar pas tetë minutash nga Seferi, teksa Zhivanaj me autogol do vendoste ekuilibrat në fushë. Fundi i pjesës së parë solli golin e Totre, me bardheblutë që u rikthyen në epërsi.

Edhe pjesa e dytë ka folur për vendasit, që kanë shënuar të tretin me Xhixhën në të 49 minutë për të vulosur tri pikët. Kartona të kuq për Zhivanaj dhe Gurishtën në këtë duel.

Tanimë Vllaznia do duhet të provojë në dy javët e mbetura për objektivin Europë, me bardheblutë që duket se nuk kanë kundërshtarë as në fazën finale të sezonit.

Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori

“Është një ndeshje për të ardhur keq. Në vend që të ishim ne të motivuar si ndaj Kukësit, ishte e kundërta. Mbase Tirana kampione na bëri më të qetë se mos kishte angazhim më pak. Vuajmë te pjesa e sulmit. Seferi na vuri në vështirësi.

Kupa? Lojtarët duhet të jenë entuziastë, të jenë me kokën lart në finale. Ka edhe dy ndeshje në kampionat, të jemi me mendime pozitive. Kemi dy vite që si ekip bëjmë mirë. Të jemi më agresiv dhe më të fortë në mendime.

Vllazni jo serioze dhe rreziku Evropë – Arsyetim i drejtë, mos harrojmë rastet që nuk shfrytëzojmë dot. Skuadra jonë kur krijon 3-4 raste, një duhet ta bëjë. Kemi shënuar pak, loja e futbollit është e tillë. Pa shënuar nuk fiton dot. Reparti i mbrojtjes edhe kur humben rastet, ka shenja mërzie dhe humbje besimi. Kemi sezonin në dorë edhe nga finalja e Kupës”, tha Plori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga