
Ramadan Ndreu, menaxheri i Kukësit, i ftuar në emisionin "Fair-Play nga Enkeleida Zeko" në Ora Neës është shprehur se Kukësi është një skuadër më e mirë se Partizani, duke lënë të nënkuptohet se në fund do e fitojnë ata titullin kampion.
"Partizani është një skuadër që do të rivalizojë me ne deri në fund. Kampionati është i gjatë. 5 pikë, është një farë distance, por që është edhe gjysma e kampionatit. Ne kemi zhvilluar ndeshje më të mira ndaj Partizanit dhe mendoj se në këtë pjesë të mbetur do të jemi më të kujdesshëm dhe më cinik dhe do të jemi më përpara Partizanit".
Poll