Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mema "skanon" merkaton e Tiranës: Nuk mund të bësh zgjedhje emergjente sepse gabon, shpresoj që...

Shkruar nga NEWSPORT
Mema "skanon" merkaton e Tiranës: Nuk mund të bësh

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka folur përpara mikrofonit të "Supersport", mbi merkaton e Tiranës dhe vështirësive që ka hasur që kur është vënë në krye të pankinës së bardhebluve.

Mema është shprehur që nuk duhet të nxitohet për të bërë blerje emergjence, pasi ato zakonisht janë të gabuara.

Mema ka thënë: "Nuk ka rezultuar ndonjë lojtar i lirë dhe i mirë që mund të vijë te Tirana. E kam thënë edhe më parë që emergjenca nuk të bën mirë. Nuk mund të bësh zgjedhje emergjente, sepse gabon. Shpresoj të kemi fat dhe të dalë ndonjë lojtar që do të mund të na shërbejë."

"Ka qenë një periudhë e vështirë nga momenti që e kam marrë ekipin. Kemi ka pasur oshilacione si ekip. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse kërkohej kohë që të përshtatesha me lojtarët. Kemi zhvilluar disa ndeshje të mira, por që nuk na dhanë rezultatet pozitive. Këtë vit besoj se do të ndryshojë disi, sepse lojtarët e kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë. Tirana ka qenë gjithmonë pjesë e elitës dhe nuk duhet të mbesë e tillë vetëm në letër",- ka thënë Mema ndër të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga