
Sot, Tirana do të luajë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet dhe pritet me interes nga dy kampet respektive. Trajnerët respektivë, Ardian Mema dhe Ilir Daja kanë piketuar formacionet titullare.
Ende s'janë bërë zyrtare por gjasat janë që bardheblutë të zbresin në fushë me këtë 11-she titullare: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Daja, Maveje, Hasani, Sentamu, Halili, Greca.
Ndërkohë nga ana tjetër, vlonjatët do të përgjigjen me një skemë 4-3-3: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Batha, Mustafa, Useini, Torasa, Alvsh, Kale. Sfida mes Tiranës dhe Flamurtari do të luhet në orën 16:30.