Kategoria e parë e futbollit ka zhvilluar dje pjesën më të madhe të takimeve për javën e shtatë. Një sfidë e rëndësishmë ishte ajo mes Lushnjës dhe Pogradecit, me këta të fundit që triumfuan në transfertë. Goli I Alillarit do të rezultonte vendimtar, me pogradecarët që afrohen ndaj Lushnjës kryesuese. Pikërisht këtyre të fundit nuk u ka dalë “inati” teksa shfryjnë ndaj katërshes së arbitrave, duke I akuzuar drejtpërdrejt si ndikues në rezultatin e ndeshjes.
Lagunarët akuzojnë kryesorin Edvin Hoxha, duke u shprehur se “nuk do e kemi të lehtë me këta lloj arbitrash”, duke kontenstuar kështu gjykimin e tij. Në të njëjtën kohë, duket se Lushnja bën një lloj autokritike kur thekson se është ende faza e parë dhe skuadra e njen veten në Superligë, duke u bërë kështu mendjemëdhenj. Lushnjarët kërkojnë përqëndrim te çdo ndeshje, pasi ndaj tyre kundërshtarët motivohen dyfish. “Mëkat që po lëmë pikë me këta kundërshtarë”, mbyllet reagimi I verdhjeshilëve.