
Reali i Madridit ka ditur të surprizojë në çdo dritare transferimi, teksa ka afruar në kryeqytetin spanjoll yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. "Galaktikët" e kanë shprehur synimin e kësaj merkatoje janari, duke kërkuar me ngulm mesfushorin e Lazio, Milinkoviç-Saviç. Lojtari serb është një zbulim i Igli Tares, andaj klubi nga Roma nuk do të kënaqej për më pak se 100 milion euro.
Sipas mediave spanjolle dhe konkretisht "Don Balon", madrilenët do të ofrojnë plot 105 milion euro për mesfushorin, shifër kjo e konsiderueshme që pritet të joshë drejtuesit e Lazio. Saviç është afruar në qershorin e 2015 nga Gent, duke shpëthyer në kampionatin italian. I shpejtë, i mirëvendosur dhe hera - herës goleador, 24 vjeçari mund të jetë dhurata e parë e presidentit Perez për francezin Zidan.