Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mediat italiane çojnë Rashicën te Napoli

Shkruar nga NEWSPORT

Prej disa javësh përflitet se Milot Rashica, i cili luan në sulmin e Viteses, do të kalojë te Napoli. Por, mediat pranë klubit napolitan i bëjnë një skanim situatës së lojtarit dhe të klubit, ndërsa mendojne se këto tratativa mund të mbyllen më së miri me largimin e Callejon.

miloti"Jo vetëm mesfusha, në repartet që duhet të përmirësohen është dhe sulmi, sidomos në rolin e luajtur nga Callejn, i cili duhet të pushojë këtë vit. Emri i parë në listë është për Milot Rashica, i lindur në vitin '96 dhe që luan për Vitesse dhe brenda për kombëtaren shqiptare", shkruan "spazionapoli.it".

"Ai ka mësuar çdo gjë rreth mjedisit napolitan nëpërmjet Elseid Hysaj. Ai ka lëvizje dhe karakteristika të ngjashme me ato të Callejon. Performanca e tij e ka bindur Napolin, megjithatë, nuk nguten për të mbyllur marrëveshjen: merkato është ende e gjatë dhe ka prioritetet në kohë, por edhe preferncat janë të ndryshme", përfundon portali italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga