
Nesër në orën 19:00 do të startojë takimi i dytë në Champions League mes Qarabagut dhe Partizanit. Sipas "azerisport.com", të kuqtë do të rreshtohen në fushën e lojës thuajse me të njëjtën formacion që luajtën edhe në "Selman Stermasi". (0-0 përfundoi sfida në Tiranë)
Ajo që vërehet është fakti se Lorenc Trashi mund të jetë përsëri në stol, pasi trajneri Franco Lerda ka vendosur të hedhë në fushë Esin Hakajn, i cili edhe në takimin e parë bëri një paraqitje pozitive.
Formacioni i mundshëm i Partizanit përballë Qarabag:
Partizani: Alban Hoxha (k), Egzon Belica, Erald Çinari, Jasir Asani, Bruno Telushi, Esat Mala, Labinot Ibrahimi, Esin Hakaj, Ëilliam Cordeiro, Eno Bitri, Emmanuel Mensah.
Poll