Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Më vjen keq që nuk fituam'', MARTINI si Mourinho: Rëndësi kanë pikët dhe jo loja! Kontrata ime...

Shkruar nga NEWSPORT
''Më vjen keq që nuk fituam'', MARTINI si

Teuta barazoi 0-0 në shtëpi me Kukësin, në një 90 minutësh të luftuar. Menjëherë pas ndeshjes, për Supersport ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Martini u shpreh se ekipi i tij humbi dy pikë, me fatin që nuk ishte me ta.

''Normalisht që më vjen keq, sepse e merituam fitoren. Ishim superior. Na erdhën në portë dhe goditën shtyllën. Në këto momente na duhen pikë dhe jo loja. Ne me çdo kundërshtar mbajmë topin. Nuk i jemi përgjigjur asnjëherë si do kundërshtari. Presion lart bëjmë gjithmonë. Edhe fati është pjesë e lojës. Natyrisht më vjen mirë.

Unë jam i fokusuar te ekipi im. Ne nuk është se nuk dolëm para porte. Goditjet standarte nuk na funksionuan si duhet. Patëm mundësi t'i zgjidhin më mirë. Edhe fati është pjesë e lojës. Më vjen keq për tre pikët. Kontrata ime është deri në fund të vitit.

Janë vetëm tre javët e para. E rëndësishme është marrja e pikëve. Nuk e di si është mbajtja e topit, janë dy pikë që duhet t'i merrnim. Ishte ndeshje e mirë dhe luajtëm mirë. Kemi ndeshje shumë shpejt dhe do fokusohemi aty. Vllaznia? Ne jemi profesionistë dhe aty ku trajnojmë japim maksimumin. Është ndeshje specifike. Do bëjmë ç'mos ta marrim atë fitore'' - Tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga