
Mbrëmjen e djeshme Manchester United kishte një ndeshje shumë delikate, pasi luante në transfertë me skuadrën e Neëcastle United. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, por në fraksionin e dytë të lojës, "djajtë" kanë shënuar dy gola, duke e mbyllur ndeshjen 0-2 dhe u larguan me 3 pikë.
Kjo është vetëm ndeshja e 4 e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në krye të 20 herë kampionëve të Anglisë, por që norvegjezi ka arritur t'i fitojë të gjitha sfidat deri më tani. Kjo e bën 45 vjeçarin trajnerin e dytë në historinë e Manchester United që i fiton të 4 ndeshjet e para.
I vetmi që e ka bërë këtë, ka qenë trajneri Matt Bosby në vitin e largët 1946-të. Ecuria deri më tani ka qenë shumë e mirë, por mbetet për t'u parë në ditët në vijim dhe në sfidat e ardhshme forma e United.