Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Me titullin "Mjeshtër i Madh", Presidenti Meta dekoron ikonën e sportit

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin "Mjeshtër i Madh" ikonës së sportit, Ferdinand Lleshi. Lleshi ka dhënë një kontribut të çmuar në futboll, teksa vlen të përmenden përformancat me Labinotin. Ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë asokohe, pavarësisht konkurrencës së madhe.  Më poshtë mund të lexoni postimin e Presidentit.

Postimi:

Kënaqësi të dekoroja legjendën e "Labinotit" dhe një prej titullarëve kryesorë të "Partizanit" dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësin dhe mesfushorin e shquar, Ferdinand Lleshi, sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues.Edhe sot e kujtojmë kur falë këtij lideri plot eksperiencë, potencë dhe vizion, "Labinoti" arriti të udhëheqë kampionatin kombëtar deri në fund duke lënë pas jo vetëm tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe ekipet më të mëdha të kohës.Ai njihet jo vetëm si kampion i Shqipërisë me 'Labinotin', por edhe si fitues i Kupës së Republikës në një moshë tepër të re dhe si golashënuesi i dytë më i mirë i atyre viteve të lavdishme.Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm, si dhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të sportit në vendin tonë, i akordova Ferdinand Lleshit, Titullin e lartë, "Mjeshtër i Madh". ⚽🇦🇱

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga