
Nevina Shtylla ka qenë e ftuar në emisionin "Pop Culture" nën drejtimin e Dojna Memës. Bukuroshja e Procesit Sportiv ka zgjedhur lojtarin më të bukur të Superiores, teksa sipas saj padyshim që është Jurgen Bardhi i Partizanit. Kaq ka mjaftuar dhe ka pasur një sërë komentesh, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e futbollistëve të tjerë të Superligës.
Në lajmin e botuar nga newsport.al në sy bie komenti i lojtarit të Kukësit, Vesel Limaj. 21-vjeçari është i drejtpërdrejtë, teksa me një "gur vret dy zogj" duke shkruar: "S'e ka parë akoma Valon Et'hemin kjo", përfundon Limaj. Me sa duket në klubin verilindor atmosfera është tejet pozitive ku nuk mungojnë as ngacmimet mes tyre për vajzat e ekranit.
[gallery size="full" columns="1" ids="293932"]