
Nuk ka vetëm lajme të këqija këto ditë, por edhe të mira. Lojtari i Ajax, Abdelhak Nouri pësoi një atak kardiak para dy vitesh në fushë, gjë që çoi në rënien në koma. Familja nuk i beson dot syve, teksa shprehet se tashmë ai mund të marrë frymë. Këto dy vite ishin të errëta, me shpresën që shpeshherë kishte humbur. Por, ndodhi ajo që më pak pritej.
Nouri fillimisht do përdorë karrike me rrota, për të parë më pas sesi do shkojnë gjërat. Rikuperimi i plotë do dojë kohën e saj, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që e keqja u kalua. Talenti i djaloshit të Ajax nuk është diskutuar asnjëherë, por ai moment fatkeq sikur i preu këmbët.
Poll