
Kukësi ai doli të merrte një tre piëksh jetik ndaj Tiranës, teksa e mposhti me rezultatin 1-2. Golat u shënuan nga Cooper në minutën e 59-të, ndërkohë që 25 minuta më vonë ''vulosi'' gjithçka Ethemi. Bardheblutë tentuan të reagonin me rrjetën e Ngoo në fund tëtakimit, por ishte tepër vonë. Menjëherë pas 90 minutëshit, ka folur për Supersport, trajneri i verilindorëve, Orges Shehi.
"Ndryshuam modul për të mos pësuar gola, por humbëm shumë topa. Zëvendësimet janë në bazë të kundërshtarit pasi në këtë mënyrë bëhet formacioni. Cobbinah për mendimin tim është lojtari më I mirë për Tiranën dhe unë I bëj komplimenta skuadrës time për fitoren e sotme. Ne kemi luajtur me 3 mesfushorë pasi duhet të kemi topi në zotërim edhe pse në dy ndeshjet e fundit kemi ndryshuar skemën për të mos pësuar gola. Limajn e vendosa para mbrojtjes dhe Musollin që ka shumë eksperiencë e vendosa para pasi luan mirë edhe me këmbë.
Besoni te titulli? "Unë mendoj se kjo sot ishte një fitore prestigji. U kam thënë çunave që ju jeni lojtarët më të mirë në Shqipëri dhe ne do të vazhdojmë me këtë entuziast deri në fund edhe nëse nuk e fitojmë kampionatin".
Apeli për Partizanin? "I kam kaluar shuëm vite te Partizani dhe unë mendoj se ata nuk kanë nevojë për apel. Partizani nuk ka nevojë për motivim në derbi pasi për lojtarët e rëndësishme është të fitosh derbin se kampionatin. Është një thirrje dhe motivim për Partizanin pasi edhe sot këpucët I kisha të kuqe. Kampionati nuk është në dorën tonë dhe pas pandemisë kemi bërë mjaft mirë.
E ardhmja? Në Shqipëri janë gjërat të çuditshme pasi ka merkato në çdo kohë. Unë tani jam trajneri I Kukësit, një nga skuadrat më të mira. Nuk më shqetëson fare e ardhmja dhe kur largohem dhe pas stërvitjes iki sikur është dita e fundit. Kombëtarja është një vlerësim I madh pasi luan për vendin tonë, por çdo gjë është në kuadrin e thashethemeve".