
Endri Çekici po kalon një moment të mirë në kampionatin slloven. Në takimin e fundit, mesfushori nga Pogradeci shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit. Në një prononcim për "Zona Gol", në Supersport", Çekiçi tregoi për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij, por edhe për ftesën në kombëtaren shqiptare.
"Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes".
Poll