
Agim Canaj, trajneri aktual i Lushnjës dhe njohës i mirë i futbollit ka treguar në Sport News se i ka rekomanduar Partizanit përpara disa vitesh emrin e Skukës. Vlonjati tregon bisedën me Olsi Ramën dhe dëshirën e drejtorit të kuq për një nga mbrojtësit e Korabit, ish-ekipit të Canaj.
“Kam takuar Olsi Ramën kur isha te Korabi, e kam mik të vjetër. Më pyeti për një qendërmbrojtës që kisha. I thashë që të merrte Skukën. Më tha që e kishin marrë të tjerët.
I kam treguar se për 2-3 sezone Skuka do bënte pjesë në Kombëtare. Pastaj këtë sezon i erdhi në derë edhe nga keqmenaxhimi i Dinamos. Mehmeti diti të gjente vendin e lojtarit dhe e ka kthyer të rëndësishëm”, tha Canaj.
Poll