Kastrioti ka barazuar 1-1 me Tiranën në Kamëz. Ndeshja që vlente për javën e pestë të Superligës nuk sheh asnjë fitues, teksa kampionët kanë kaluar të parët në avantazh me Muçin në minutën e tetë. Sërish në pjesën e parë dhe dhe konkretisht në të 41 minutë, David do të vendoste ekuilibrin.
Megjithëse të dy trajnerët bënë ndërrimet respektive edhe në sulm, dueli përfundoi në barazim 1-1. Kastrioti merr kështu pikët e radhës, teksa Dede nuk ia del sërish të marrë pikët e plot ate Tirana, duke arritur sërish një barazim.
Për Gol pas Goli, trajneri i Tiranës Nevil Dede tha:
“Prisja që ta fitonim ndeshjen pavarësisht se patëm vështirësi duke mos bërë presion përpara. Duhet të ishim më agresiv dhe të vrisnim ndeshjen sepse e kontrolluam duelin. Në qendër të mbrojtjes nuk patëm probleme, por në pjesën e dytë kishim disi vështirësi. U çamë nga krau I djathtë te goli. Kemi skuadër të re dhe presim lojtarët që janë dëmtuar. Djeg që nuk fituam sërish dhe duhet të jemi agresiv në fushë”, tha Dede fillimisht.
Vangjeli ishte jashtë? Lojtari është I rëndësishëm në këtë ekip. Kishim nevojë për rotacion ndaj freskuam krahët, si Vangjeli dhe Toli. Lojtarët e rinj duhet të luajnë që të fitojnë besim.
Tirana gati për derbi? Po, kthehet Toshevski, Batha po rritet nga ndeshja në ndeshje. Edhe Gyamfi u kthye, Torassa ishte mirë sot ka shpirt luftëtari. Ndihemi shumë entuziastë në derbi. Motivimi është ekstra në derbi.
Besimi te I njëjti grup në derbi? Kemi kohën e duhur për të përgatirur lojtarët dhe për të parë. Loja sot ishte në kontroll, kishim pjesën e parë më mirë, u ndëshkuam nga topat e gjatë.