Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mbyllet turneu në Turqi, kuqezinjt e vegjël e bëjnë sefte

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet turneu në Turqi, kuqezinjt e vegjël e bëjnë sefte

Kombëtarja U-17 e mbyll turneun me fitore. Kuqezinjt e vegjël që drejtohen nga Elvin Beqiri pas dy rezultateve negative kanë arritur të marrin dhe fitorn e parë. Kombëtarja shqiptare e futbollit, , ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut "Mercedez Benz Cup 2019" që po zhvillohet në Turqi.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj (c), Pengu, Doko, Dervishi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet përfaqësuese që zhvilluan një lojë të fortë por pa arritur te goli. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën e portierit kundërshtar dy herë,  në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, i cili ka shënuar për Shqipërinë dhe në minutën e 58-të, me një gol të shënuar shumë bukur nga goditja e dënimit nga kapiteni i U-17, Mario Mitaj. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-17, në këtë turne:

14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri

15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri

17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga