
Skënderbeu po luan kundër Luftëtarit, sfidë e vlefshme për javën e katër të Superiores. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur ta mbyllin fraksionin e parë të lojës në avantazhin e një goli. Rastet kanë qenë të shumta, por është sulmuesi Xhejms ai që përshëndet në minutën e 27-të portë e gjirokastritëve, pas një krosi të ardhur nga goditja e këndit. Skuadra e Agostinelit duket më këmbëngulëse duke e mbyllur pjesën e parë në sulm dhe në avantazh të një goli.
Poll