Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Një lojë e vakët e zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, ku të dy skuadrat më shumë janë mbrojtur se sa kanë sulmuar.
Vendasit provuan disa herë të tentonin portën e Halilajt, por gjuajtjet e Prognit ishin shumë pak për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli. Kështu përfundon kjo pjesë e parë me të dy ekipet që do të rikthehen në fushë pas 15 minutash.
Poll